Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës
PËRMENDORJA E JUSUF GËRVALLËS –
PARA BIBLIOTEKËS KOMBËTARE NË PRISHTINË
Kryesia e LSHK-së ka bërë një kërkesë të kahershme dhe tani e përsërit – Përmendorja e intelektualit dhe luftëtarit të Lirisë, JUSUF GËRVALLA, të vendoset para bibliotekës kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë.
Tani nuk është rasti të flitet më shumë për këtë figurë, por kërkesa e LSHK-së u është drejtuar me shkrim kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca, kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, ministrit të Ministrisë së Kulturës të Republikës së Kosovës, z. Hajrulla Çeku dhe kryetarit të Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama.

Kryesia e LSHK-së,
Kryetari
Prof. dr. Shyqri Galica

Related Posts