drini poetik, sesioni letrar – VEPRA LETRARE E SULEJMAN KRASNIQIT Në 145-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës

NJOFTIM

Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës më 9 e 10 qershor 2023 organizon festivalin ndërkombëtar tradicional të poezisë DRINI POETIK në Prishtinë-Prizren-Kukës, që sivjet mbahet për të katërmbëdhjetën herë me radhë.
Sesioni letrar i kushtohet shkrimtarit e atdhetarit SULEJMAN KRASNIQI, i cili një pjesë të madhe të veprave të tij letrare ia ka kushtuar Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Sivjet shënohet 145-vjetorit i Lidhjes, prandaj LSHK-ja do ta mbajë sesionin letrar me temën:
VEPRA LETRARE E SULEJMAN KRASNIQIT
Në 145-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit
Ftohen studiues e krijues që të paraqiten me kumtesa për jetën dhe veprën e këtij shkrimtari e atdhetari, i cili ka dhënë ndihmesë të veçantë në krijimtarinë letrare dhe atdhetare të trojeve tona.
Kumtesat për lexim duhet të kenë tri faqe me nga 30 rreshta (shkronjat times new roman, 14 pikë), kurse për botim mund të jenë më të gjata, ndërsa dërgohen deri më 25.05.2023, në adresën: lshk2012@yahoo.com
(Për kumtesa do të ketë edhe honorar).

Kryesia e LSHK-së

Related Posts