U PËRURUA VEPRA “GRUAJA ARBËRESHE DJE, SOT, NESËR”

Autorë e studiues folën për këtë botim të katër autoreve
Dje, në lokalet e LSHK-së në Prishtinë, ku qenë të pranishëm disa pjesëmarrës nga Kalabria dhe Tirana, u bë përurimi i veprës “Gruaja arbëreshe dje, sot, nesёr” të autoreve Emilia Blaiota, Flavia D’Agostino, Lukrecia Linda, Luçia Martino.
Për veprën folën Luçia Martino nga Frasnita e Kalabrisë, kryetare e shoqatës “Vorea” të Frasnitës dhe shkrimtari, publicisti e përkthyesi Ndue Lazri, të cilët trajtuan disa çështje të traditës dhe të aspekteve të ndryshme që përmban ky botim me interes të shumëfishtë. Por për traditën etnologjike dhe aspekte të tjera foli kostumografja Zaimira Qeraxhiu, ndërsa me disa pika muzikore arbëreshe kënaqi publikun artisti Marko Moça, i cili u përshëndet me duartrokitje të gjata.
Për çështje të ndryshme rreth librit diskutuan edhe disa anëtarë të LSHK-së.

Related Posts