Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës është subjekt kulturor i Republikës së Kosovës, që kultivon e afirmon vlerat letrare artistike dhe emancipon vetëdijen estetike, kritike e demokratike.

 

  1. Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës angazhohet për lirinë e plotë krijuese dhe qarkullimin e lirë të shkrimtarëve, të ideve e të veprave letrare.
  2. LSHK krijon komunikimin estetik me opinionin letrar nëpërmjet manifestimeve letrare e botuese.
  3. LSHK respekton larminë e formave dhe të stileve artistike letrare.
  4. LSHK afirmon vlerat letrare artistike dhe stimulon krijimtarinë letrare.
  5. LSHK kultivon letërsinë moderne dhe gjuhën letrare shqipe.
  6. LSHK angazhohet për një letërsi kombëtare me vlera universale.
  7. LSHK çmon vlerat e traditës letrare dhe vlerat kulturore kombëtare.
  8. LSHK zotohet për njësimin e plotë kulturor e shpirtëror kombëtar dhe formimin e Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptarë.
  9. LSHK mbron veprat letrare dhe të drejtat autoriale, morale, materiale e sociale të shkrimtarit.
  10. LSHK është e hapur për komunikim krijues me asociacionet letrare kombëtare e ndërkombëtare.

 

 

Prishtinë, më 29 maj 2009                                               Kryetari i LSHK-së,

                                                                                                Adem DEMAÇI

___________________

 

Në bazë të neneve  ……….. të Ligjit për  bashkim / Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës, nr. ……….. , Kuvendi i Lidhjes së Shkrimtarëve  të Kosovës miratoi më   29 maj 2009