“Vepra letrare dhe publicistike e shkrimtarit Abdyl Kadolli”
LIDHJA E SHKRIMTARËVE E KOSOVËS
NJOFTIM
Në sesionin letrar të TL “Esad Mekuli”, tema: “Vepra letrare dhe publicistike e shkrimtarit Abdyl Kadolli”
Më 17 dhjetor 2021 mbahet takimi tradicional letrar “Esad Mekuli” në Prishtinë. Në kuadër të veprimtarive që zhvillohen në këtë manifestim është edhe sesioni letrar. Temë e sesionit sivjet do të jetë “VEPRA LETRARE DHE PUBLICISTIKE E SHKRIMTARIT ABDYL KADOLLI”.
Studiuesit mund të paraqiten me kumtesa për veprën letrare dhe publicistike të Kadollit, tri nga të cilat do të zgjidhen për t’u paraqitur në këtë sesion, kurse dhe të tjera për botim në revistën letrare “Metafora”. Dërgohen deri më 10 dhjetor 2021 në adresën: lshk2021@yahoo.com.
Kryesia e LSHK-së