U DHANË KATËR ÇMIME LETRARE NË SOFRËN POETIKE “YMER ELSHANI”

Me shumë sukses zhvilloi punimet sofra poetike “Ymer Elshani” në Drenas
U DHANË KATËR ÇMIME LETRARE NË SOFRËN POETIKE
Sot, në Drenas, në organizim të Drejtorisë së Kulturës, të Rinisë dhe të Sportit të Drenasit dhe LSHK-së, u mbajt sofra poetike “Ymer Elshani”, ku në konkursin letrar morën pjesë 60 poetë, kurse juria letrare (Ramë Oraca, Xhevahire Morina dhe Ramadan Mehmeti) përzgjodhi 34 punime, nga të cilat katër prej tyre u nderuan me çmime:
Agim H. Berisha – Çmimi special “Sofra poetike”,
Zeqir Bekolli – Çmimi i parë letrar,
Rejsi Meçe – Çmimi i dytë letrar,
Ramije Ukaj – Çmimi i tretë letrar.
Gjatë manifestimit u interpretuan edhe disa pika muzikore nga artsitët Hajzer Gjoshi e Blerton Nuha.
Fillimisht sofrën poetike “Ymer Elshani” e përshëndetën kryetari i komunës, z. Ramiz Lladrovci dhe drejtoresha e DKRS të Drenasit, znj. Shqipe Zogu. Pastaj u bë përurimi i kompletit të veprave të Ymer Elshanit, ku folën prof. dr. Hysen Matoshi; një pjesë të punimit të recensuesit prof. dr. Astrit Bishqemi e lexoi Fitore Prokshi; mandej folën edhe Hasan Hasani dhe botuesi i “Mesharit”, Nezir Prokshi. Të pranshmit i përshëndeti edhe e bija e shkrimtarit dhe studiuesit Ymer Elshani, Teuta Elshani.
Sofrën poetike “Ymer Elshani” e ndoqi një numër i madh dashamirësh të artit e të letërsisë.

Related Posts