TAKIM LETRAR ME NXËNËSIT E SHF “FEHMI RAMA”, LIKOFC

 

LSHK-ja me nxënësit e arsimtarët e SHF “Fehmi Rama” të Likofcit, KK Skënderaj, sot organizuan një takim letrar, ku morën pjesë anëtarë të LSHK-së dhe nxënës e arsimtarë të kësaj shkolle. Pos punimeve letrare, u interpretuan pika muzikore e u deklamuan monologë artistikë. Punimet letrare i lexuan Flora Brovina, Shyqri Galica, Shefkije Islamaj, Sheremet Prokshi, Halil Xani, Abdullah Troshupa e Dibran Fylli, si dhe nxënës e arsimtarë të kësaj shkolle. Pritje e ngrohtë nga nxënësit dhe arsimtarët e shkollës. Në shenjë respekti e nderimi një varg botimesh të Institutit Albanologjik, disa vepra të shkrimtarëve pjesëmarrës dhe disa numra të revistës “Metafora”. Në fund, vizitë shtëpisë së Shtabit të UÇK-së.

Related Posts