SHPALLJE PUBLIKE PËR PRANIM TË OFERTAVE

SHPALLJE PUBLIKE PËR PRANIM TË OFERTAVE

Në përputhje me dispozitat e nenit 4; nenit 11; nenit 14 dhe nenit 16/3 të ligjit për lirinë e asociimit të Republikës së Kosovës dhe dispozitave të statutit të LSHK-së, Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës publikon:

SHPALLJE PUBLIKE PËR PRANIM TË OFERTAVE
QËLLIMI: FTESË PËR SHPREHJE TË INTERESIT PËR OFERTIM
OBJEKT INTERESIMI I LIDHJES SË SHKRIMTARËVE TË KOSOVËS ËSHTË BLERJA E NJË PATUNDSHMËRIE NË SIPËRFAQE PREJ 150-200 METRASH KATRORË.
Përparësi kanë lokacionet e përshtatshme, që gjenden në qendër ose sa më afër saj, si dhe ato lokale, që kanë çmim më të volitshëm dhe infrastrukturë shtesë.
1. Ftohen të gjitha subjektet e së drejtës (personat juridik dhe fizik), që të ofertojnë me ofertat e tyre brenda afatit të caktuar.
2. Ofertuesit duhet të dërgojnë gjithë dokumentacionin e nevojshëm ligjor dhe të dëshmojnë se janë pronarë ligjorë dhe legjitim të patundshmërive, të cilat i ofrojnë për shitblerje, përkatësisht që i kanë përmbushur obligimet ligjore ndërtimore dhe se janë të pajisur me të gjitha lejet, që kërkohen me ligj dhe me akte të tjera nënligjore.
3. Ofertat e ofertuesve me dokumente të skanuara e të kompletuara, dërgohen në postën elektronike të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës: lshk2012@yahoo.com, tel. 044 158 324.
4. Dokumentacioni i pakompletuar nuk merret në shqyrtim.
5. Afati i ofertimit është 10 ditë, nga dita e shpalljes në mediet e shkruara ditore (gazeta) dhe në uebfaqen e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.
6. Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës në një afat të arsyeshëm kohor do t’i njoftojë me shkrim ofertuesit, përkitazi me pranimin ose jo të ofertës së tyre.
Oferta që pranohet duhet të depozitojë garanci bankare prej 24.000 eurosh. Afati i garancisë deri më 1.04.2020.
PRISHTINË, 1.04.2019                                                         KRYESIA E LSHK-së

Related Posts