Sesioni letrar i “Drinit poetik”, 2018: “Muza e Skënderbeut si frymëzim letrar-artistik”

Njoftim

Në sesionin letrar të festivalit ndërkombëtar të poezisë DRINI POETIK – Prishtinë-Prizren-Kukës, që mbahet më 9 e 10 qershor 2018, temë do të jetë: “Muza e Skënderbeut si frymëzim letrar-artistik” (Liria, identiteti, qytetërimi…), në kuadër të 550-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut. 
Studiuesit dhe krijuesit mund të konkurrojnë me kumtesa të ndryshme duke pasur për bazë temën bosht. Kumtesa të jetë tri faqe me nga 30 rreshta (shkronjat 14 pikë). Juria e LSHK-së do të bëjë përzgjedhjen e 7 kumtesave më të mira. Punimet duhet dërguar në adresën: lshk2012@yahoo.com (për “Drinin poetik”) deri më 30 prill 2018.

Related Posts