Mbahen takimet letrare “Adem Demaçi” në Besianë
Një manifestim i ri tashmë mbahet nga Dega e LSHK-së në Besianë me emrin e shkrimtarit, publicistit dhe atdhetarit Adem Demaçi.
Fillimisht u paraqitën disa kumtesa për jetën dhe veprimtarinë e Demaçit (Prof. dr. Hakif Bajrami, prof. dr. Shyqri Galica, prof. dr. Adem Zejnullahu; me këtë rast përshëndeti kryetari i komunës së Besianës etj.).
Pastaj me krijimet e tyre u paraqitën edhe disa poetë dhe u interpretuan edhe pika muzikore.
Me propozimin e Degës së Lidhjes dhe të LSHK-së biblioteka e qztetit pritet të emërohet me emrin e Adem Demaçit, si dhe sheshi përball saj dhe të ngritet një bust vitin e ardhshëm, gjë që premtoi edhe kryetari i komunës.