Konkurs letrar – “ORA E LIRISË”, 2019

LIDHJA E SHKRIMTARËVE E KOSOVËS
Konkurs letrar
Manifestimi letrar-artistik “Ora e Lirisë” i LSHK-së, që mbahet në kuadër të “Epopesë së UÇK-së” në shenjë të heronjve e të dëshmorëve të kombit, luftëtarëve të Luftës së lavdishme të Kosovës, tashmë do të jetë tradicional.
Sivjet po shpallim një konkurs letrar për këtë manifestim të rëndësishëm dhe presim vlera të reja nga krijues të të gjitha gjinive.
Tema është e lirë – preferohet ajo e luftës.
Pjesëmarrja është e lirë, mund të marrin pjesë të gjithë të interesuarit nga të gjitha viset tona.
Poezia të jetë deri në 30 vargje, krijimet e tjera jo më të gjata se tri faqe me nga 30 rreshta (shkronjat 14 pikë), me emër e mbiemër. Pjesëmarrësit duhet të jenë të pranishëm në manifestim nëse marrin çmim, e nëse nuk do të jenë, çmimin e merr propozuesi i radhës.
Jepen tri çmime për krijimet më të mira, kurse përzgjidhen disa nga juria për t’u lexuar në “Orën e Lirisë” më 5 mars 2019, nga ora 12, në bibliotekën kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, Prishtinë.
Punimet të jenë të papublikuara dhe dërgohen deri më 20 shkurt 2019 në adresën: metafora-lshk@hotmail.com.
Kryesia e LSHK-së,
Kryetari
Prof. dr. Shyqri Galica

Related Posts