FNP DRINI POETIK, 2018
Festivali ndërkombëtar i poezisë
D R I N I P O E T I K
Mbahet në patronazhin e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës
z. KADRI VESELI
Konkurs letrar
(për anëtarët e LSHK-së)
FNP “Drini poetik” mbahet në patronazhin e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Kadri Veseli, më 9 e 10.6.2018, në Prishtinë-Prizren-Kukës për të nëntën herë me radhë.
Sivjet organizohet në shenjë të 140-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe të 550-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut.
Pos sesionit letrar “Muza e Skënderbeut si frymëzim letrar-artistik” dhe përurimit të disa veprave, do të jenë edhe orët letrare: “Lira magjike”, “Ora e Lidhjes” dhe “Valët e Drinit”.
Anëtarët e LSHK-së do të kenë mundësi të konkurrojnë me krijime poetike, nga të cilat juria letrare do të përzgjedhë më të mirat, tri nga to do të shpërblehen me çmimet “Metafora I, II, III”.
Poezitë duhet të jenë të papublikuara dhe mund të dërgohen deri më 25.5.2018, në adresën: lshk2012@yahoo.com (për konkurs), jo më të gjata se 30 rreshta, me shkronja 14 pikë.
Mysafirët ftohen me ftesa të veçanta.