Doli METAFORA nr. 1, Prishtinë, 2018
BOTIME
METAFORA nr. 1, Prishtinë, 2018
Sot ka dalë nga shtypi numri i ri i revistës letrare METAFORA 2018, botim i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.
Revista sjell punime nga të gjitha gjinitë letrare.
Nga kritika letrare janë botuar vështrimet e prof.dr. Shyqri Galicës, prof.dr. Hysen Matoshit, dr. Feride Paplekës, Albert Vatajt, Josif Brodskit, prof.dr. Kudusi Lamës, prof. Abdyl Kadollit, mr. Arben Veselajt, Xheladin Çitakut dhe Qerim Vrionit.
Revista është e pasur me cikle poetike të poetëve: Teresinka Pereira, Muhamed Kërveshi, Albina Idrizi, Agim Bajrami, Ilir Shaqiri, Senad Guraziu, Xheladin Mjeku, Eli Kanina, Rrustem Berisha, Nikolla Spathari, Bislim Elshani, Anila Mihali, Sadri Fetiu, Kristen D. Scott, Kujtim Mateli, Trandafile Molla, Milazim F. Kadriu, Rabije Bytyçi, Donart Rexhbogaj, Rozeta Kreste, Ismet Tahiraj, Isa Baftiaj dhe Qazim Berisha. Janë botuar edhe nga një poezi e Rami Kamberit dhe e Sherife Berishës-Thaçit, si dhe një skicë drame për fëmijë nga Ali R. Berisha.
Nga proza artistike janë krijimet nga Flutura Açka, Luigi Pirandello, Adem Zaplluzha, Shaban Pllana, Luljeta Selimi dhe Zyrafete Kryeziu-Manaj.
Revista përmban edhe recensione letrare nga prof.dr.Shyqri Galica, prof.dr. Adem Zejnullahu, prof.dr. Zymer Neziri, Shaban Murati, Hysen Ibrahimi, Kujtim Mateli, Viron Kona dhe Xhavit Çitaku.
Në këtë numër janë botuar edhe pikturat e mr. Emrush Xhemajlit, ndërsa në ballinë të revistës qëndron piktura e Saranda Xhemajlit, “Skënderbeu me ushtarët e tij”.
Revista përmban edhe foto nga akademia letrare-artistike “Ora e lirisë” në Prishtinë dhe në Tiranë etj.
Revista METAFORA tani botohet edhe në faqen UEB të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës:
https://lidhjashk.com/revista-letrare-metafora/, ku gjenden edhe të gjithë numrat e mëparshëm të kësaj reviste letrare.