Sofra poetike YMER ELSHANI, 2021

Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës

Writers Union of Kosova

 DREJTORIA E KULTURËS, E RINISË DHE E SPORTIT, DRENAS
LIDHJA E SHKRIMTARËVE E KOSOVËS
KONKURS LETRAR

SOFRA POETIKE

“YMER ELSHANI”,

DRENAS, prill 2021

Drejtoria e Kulturës, e Rinisë dhe e Sportit e komunës së Drenasit dhe Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës shpallin konkurs letrar për sofrën poetike “Ymer Elshani”, që sivjet organizohet vetëm në formë elektronike.

Në këtë konkurs letrar me poezi të papublikuara në asnjë formë, mund të marrin pjesë të gjithë poetët e hapësirës shqiptare dhe të diasporës.
Poezia të jetë deri në 30 rreshta (shkronjat 14 pikë). Tema është e lirë.
Punimi dërgohet me emër e mbiemër dhe me adresë elektronike, kurse juria shqyrton punimet në formë anonime.
Juria letrare jep çmimin special “Sofra” dhe tri çmime modeste letrare I, II, III, që tashmë janë tradicionale. Punimet publikohen në faqet e internetit dhe në revistën letrare “Metafora” të LSHK-së.
Konkursi është i hapur nga data 16-25 prill 2021. Rezultatet shpallen më 29 prill 2021, dorëzohen në një rast tjetër kur do të njoftohen individualisht edhe fituesit e tyre.
Adresa: lshk2012@yahoo.com

Drejtoria e KRS-së, Drenas – Kryesia e LSHK-së, Prishtinë

Related Posts