PRANIME TË REJA NË LSHK

Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës
NJOFTIM
PRANIME TË REJA NË LSHK
LSHK-ja bën pranimin e anëtarëve të rinj. Kërkesa, biografia dhe nga tri kopje për çdo botim dorëzohen më 30.11.2020, nga ora 11-12 (në Institutin Albanologjik të Prishtinës te prof. dr. Adem Zejnullahu). Konkurruesi (nga Republika e Kosovës) duhet të ketë së paku dy vepra të botuara (më gjerësisht: www.lidhjashk.com – Hyrja – Statuti…).
Pranimet shpallen në takimin letrar “Esad Mekuli”, më 17.12.2020 (nëse TL “Esad Mekuli” nuk mbahet këtë datë, konkurruesit që pranohen njoftohen nëpërmjet kësaj faqeje dhe e-mailit të tyre) (tel. 044 158 324).
Kryesia e LSHK-së,
Kryetari
Prof. dr. Shyqri Galica

Related Posts