NJOFTIM

Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës
NJOFTIM
Për shkak të kushteve dhe të rrethanave të krijuara nga pandemia e virusit covid19, festivali ndërkombëtar i poezisë “Drini poetik”, që është tradicional dhe duhej të mbahej më 9 e 10 qershor, për të njëmbëdhjetën herë me radhë në shenjë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në Prishtinë-Prizren-Kukës, shtyhet.
Anëtarët e LSHK-së dhe të gjithë konkurruesit do të njoftohen kur të krijohen kushtet për mbajtjen e tij.
Duke ju kërkuar falje, ju falënderojmë për pjesëmarrje në konkurs. Punimet e arritura do të vlerësohen dhe do të njoftoheni për t’i kumtuar në FNP “Drini poetik”.
Kryesia e LSHK-së,
Kryetari
Prof. dr. Shyqri Galica

Related Posts