FNP “DRINI POETIK”, 2020

Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës

Konkurs letrar

FNP “Drini poetik” (varësisht nga kushtet) mbahet më 9 e 10.6.2020, në Prishtinë-Prizren-Kukës për të njëmbëdhjetën herë me radhë.
Pos sesionit letrar dhe përurimit të disa veprave, do të jenë edhe orët letrare: “Lira magjike” – Prishtinë, “Ora e Lidhjes” – Prizren dhe “Valët e Drinit” – Kukës.
Krijues të interesuar nga të gjitha mjediset ku jetojnë e veprojnë do të kenë mundësi të konkurrojnë me nga një poezi, nga të cilat juria letrare do të përzgjedhë më të mirat për deklamim, kurse tri nga to do të shpërblehen me çmimet “Metafora I, II, III”.
Poezitë të dërgohen deri më 30.5.2020, në adresën: lshk2012@yahoo.com (për konkurs), jo më të gjata se 30 rreshta, me shkronja 14 pikë, të papublikuara. (Në rast se nuk krijohen kushte për mbajtjen e festivalit ndërkombëtar të poezisë “Drini poetik”, poezitë do të botohen në revistën letrare “Metafora”).
Mysafirët ftohen me ftesa të veçanta.

 

N J O F T I M

Në kuadër të festivalit ndërkombëtar të poezisë “Drini poetik”, që mbahet për të njëmbëdhjetën herë, organizohet edhe sesioni letrar, që sivjet temë do të ketë “Kritikën letrare dhe botimet aktuale”.
Studiuesit, kritikët dhe krijuesit do të kenë mundësi të paraqesin punimet e tyre deri katër faqe me nga 30 rreshta (14 pikë) deri më datën 2.06.2020. Nga to do të përzgjidhen pesë punime që do të lexohen në “Drinin poetik”, kurse të tjerat do të vlerësohen për botim në revistën letrare “Metafora” të LSHK-së.
Siç dihet, Festivali përvjet mbahet më 9 e 10 qershor në shenjë të Lidhjesh Shqiptare të Prizrenit në Prishtinë-Prizren-Kukës, por varësisht nga kushtet aktuale pjesëmarrësit do të njoftohen me kohë për datën e mbajtjes së “Drinit poetik”.

Punimet dërgohe në adresën lshk2012@yahoo.com, deri më 2.06.2020.

Kryesia e LSHK-së,
Kryetari
Prof. dr. Shyqri Galica

Related Posts