“PORADECI – POETI YNË I MADH”

TAKIMI LETRAR “ESAD MEKULI” – Prishtinë
(17.12. 2019)

Në takimin letrar “Esad Mekuli”, që mbahet për të dhjetën herë me radhë, temë e sesionit do të jetë “PORADECI – POETI YNË I MADH”. Në kuadër të këtij sesioni letrar do të përzgjidhen katër kumtesa nga ato që do të arrijnë pas shpalljes sonë, e cila do të jetë e hapur deri më 30 nëntor 2019. Mund të marrin pjesë të gjithë të interesuarit pavarësisht, kurse komisioni do të përzgjedhë katër nga to, të cilat paraqiten më 17.12.2019 nga ora 12. Kumtesat e përzgjedhura botohen në revistën “Metafora” dhe shpërblehen me nga 100 euro.
Punimet dërgohen në adresën: metafora-lshk@hotmail.com. Autorët e përzgjedhur njoftohen me kohë.
Kryesia e LSHK-së

Related Posts