Formohet Dega e LSHK-së në Podujevë

FORMOHET DEGA E LSHK-së në Podujevë
Kryetar u zgjodh Ramë Oraca

Anëtarët e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës të komunës së Podujevës, sipas statutit të LSHK-së, formuan Degën e LSHK-së në këtë mjedis, kurse zgjodhën Kryesinë e Degës – kryetar Ramë Oracën dhe anëtarë Shaban Pllanën e Bajram Bashotën.
Neni 17
Sipas statutit të LSHK-së, neni 17, anëtarët e LSHK-së mund të organizohen në degë nëpër qendra komunale dhe në diasporë.
Dega duhet të ketë së paku 10 anëtarë të LSHK-së.
Për formimin e degës vendos Kryesia me kërkesën e anëtarëve të LSHK-së, që dëshirojnë formimin e degës.

Related Posts