U NDA NGA NE SHKRIMTARI I SHQUAR I LETRAVE SHQIPE – REXHEP HOXHA

U NDA NGA NE SHKRIMTARI I SHQUAR I LETRAVE SHQIPE REXHEP HOXHA

Është ndarë nga ne në moshën 90-vjeçare shkrimtari i shquar i letrave shqipe, Rexhep Hoxha (1929-2019).

Rexhep Hoxha ishte ndër emrat e paktë të letërsisë sonë, i cili me veprën e tij letrare ka ndikuar në edukimin dhe ngritjen intelektuale të brezave të tërë me vepra gjinish e zhanresh të ndryshme, duke filluar nga poezia lirike deri te romani si lloj kompleks i letërsisë. Vepra e tij poetike, proza, shkrimet diskursive e sidomos polemikat e rrepta në kohë të turbullta kur vetëm ai dinte t’u rrinte përballë shpirtrave të shitur, do të mbeten të veçanta në krijimtarinë e tij dhe në letërsinë shqipe në përgjithësi.

Ndihmesa e shkrimtarit Rexhep Hoxha ishte e shumanshme, prandaj është vlerësuar shumëherë me çmime letrare. Por ai ka refuzuar dhe çmime që nuk i ka vlerësuar të denja. Në vitin 2010, Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës e ka nderuar me çmimin “Esad Mekuli” për krijimtarinë e përgjithshme letrare të shkrimtarit. Figura e tij si njeri, shkrimtar, pedagog e intelektual do të mbetet e përjetshme dhe e nderuar në të gjitha kohët. Pa dyshim është ndër shkrimtarët më të shquar të letërsisë shqipe.

Respekt jetës e veprës së shkrimtarit tonë të madh, Rexhep Hoxha!

Related Posts