Përurohet vepra “Lufta e Trojës” e Prof. dr. Elena Kocaqi

Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës
NJOFTIM
Më 18.1.2019, në orën 12, në Institutin Albanologjik të Prishtinës bëhet përurimi i veprës “Lufta e Trojës – Luftë pellazgo-ilire” të autores Elena Kocaqi.
Prof. asoc. dr. Elena Kocaqi ka mbaruar tri fakultete – histori-filologji, juridik dhe shkenca politike dhe ka doktoruar në fushën e historisë. Është pedagoge në universitetin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit.
Ka botuar disa vepra historike e publicistike, si dhe shumë artikuj shkencorë brenda e jashtë vendit. Flet disa gjuhë të huaja.
Për veprën do të flasin studiues e njohës të fushës së historisë.
LSHK

Related Posts