TL ESAD MEKULI – Konkurs letrar

Takmi letrar “Esad Mekuli”, PrishtinË, 17.12.2018

Konkurs letrar

(Vetëm për anëtarët e LSHK-së)

Njoftohen anëtarët e LSHK-së të marrin pjesë në konkursin letrar me nga një punim të pabotuar (poezi, prozë, tregim, ese, vështrim, fragment drame etj. Poezia deri 30 rreshta me shkronja times new roman, 14 pikë, punimet  e tjera deri dy faqe, 60 rreshta; të plota, ato që përzgjidhen, botohen në revistën letrare “Metafora”). Punimet duhet dërguar me emër e mbiemër, kurse juria letrare do t’i vlerësojë si punime anonime.
Merren parasysh vetëm punimet që lexohen në takimin letrar “Esad Mekuli”, më 17.12.2018.
Jepen tri çmime letrare: “Bardi I”, “Bardi II”, “Bardi III”.
Punimet të dërgohen deri më 30.11.2018, në adresën: metafora-lshk@hotmail.com
Mysafirët ftohen veçanërisht.

Kryesia e LSHK-së

Related Posts