LSHK-ja sot shënon Ditën botërore të poezisë

Anëtarët e LSHK-së, sot, në orën 12, në Institutin Albanologjik të Prishtinës, do të organizojnë një takim letrar në shenjë të Ditës botërore të poezisë, që u shpall më 21 Mars 1999 nga UNESKO-ja. Në këtë takim do të kenë kënaqësinë të paraqiten para dashamirëve të artit poetik një varg krijuesish, poetë, anëtarë të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe mysafirë nga vise të tjera shqiptare.

 

Related Posts