LIDHJA E SHKRIMTARËVE E KOSOVËS

AKADEMIA LETRARE-ARTISTIKE “ORA E LIRISË”

Rezultatet e konkursit letrar

 Juria letrare ka marrë në duar 36 poezi pa emra, me shifra. Disa nga autorët nuk i kanë respektuar kriteret e konkursit letrar, të cilat ishin shumë të qarta. Disa të tjera nuk janë shqyrtuar, ngase autorët e tyre nuk janë anëtarë të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Pastaj, disa poezi nuk i plotësojnë vlerat për lexim publik.

Në këtë mënyrë, Juria ka pasur nëpër duar, secili anëtar veç e veç, si dhe së bashku, 30 poezi. Gjatë leximit dhe gjatë konsultimeve, Juria ka ardhur në përfundim se një dorë poezish meritojnë të shqyrtohen në mënyrë të veçantë, pra, është bërë një përzgjedhje e poezive që plotësojnë kriteret e konkursit dhe janë dalluar nga të tjerat.

Poezitë që janë zgjedhur në grupin e parë, nga i cili është zgjedhur edhe poezia fituese janë:

  1. Sofër heronjsh (8), 2. Lotët e atdheut tim (19), 3. Rezistencë në veten e parë (Adem Demaçit) (35), 4. Hamëz Jashari (11),   Pavarësia (28) dhe 6. Guri i Koshares (33).

Gjatë shqyrtimit me kujdes të veçantë, sepse këto poezi vlerësohen dhe recitohen në një ngjarje të madhe të jetës sonë historike. Lexohen dhe recitohen, çmohen dhe vlerësohen në Ditën e Dëshmorëve të lirisë dhe në kujtim të Epopesë së Lavdishme të UÇK-së, që mbahet më 5, 6 dhe 7 mars në kujtim të rënies mitike të Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adam Jasharit dhe Jasharëve të tjerë, si dhe të gjithë dëshmorëve të kombit. Një ngjarje madhore e historisë sonë, që ka mundur robërinë më shumë se njëqindvjeçare, nga ku e ka burimin liria e kësaj pjese të atdheut tonë, si dhe e cila ka hapur procesin e madh historik të bashkimit kombëtar.

Në këtë kuptim, andaj Juria, pas konsultimeve të mbajtura së bashku, si dhe pasi ka marrë në shqyrtim edhe njëherë të gjitha krijimet që kanë ardhur në konkurs, ka vendosur njëzëri që çmimi “Adem Demaçi” t’i jepet poezisë me titull: “Dikush troket në derën time”.

Duke pasur mirëkuptimin e të gjithë pjesëmarrësve në konkurs, si dhe duke respektuar kriteret e konkursit, Juria mendon se kjo poezi përmbush kërkesat themelore të artit të poezisë, gjë që shpresojmë të jetë një ogur i mirë jo vetëm për autorin e kësaj poezie, por edhe për të gjithë krijuesit pjesëmarrës të këtij konkursi, se poezinë nuk e dëmton as motivi, as tema, edhe kur merren nga e kaluara historike, por e dëmton mungesa e fuqisë krijuese të poetit.

 Prishtinë,

më 5 mars 2021

                                                        Anëtarët e jurisë

                                                       Prof. dr. Shefkije Islamaj, anëtare,

                                                       Prof. dr. Emin Kabashi, kryetar,

                                                       Prof. dr. Shyqri Galica, anëtar

                                                       ________________________

 

 

Related Posts