KONKURS LETRAR – SOFRA POETIKE “YMER ELSHANI”

Drejtoria e Kulturës, e Rinisë dhe e Sportit, Drenas
Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës

KONKURS LETRAR

SOFRA POETIKE “YMER ELSHANI”, DRENAS, 19.04.2019

Drejtoria e Kulturës, e Rinisë dhe e Sportit e komunës së Drenasit dhe Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës shpallin konkurs letrar për sofrën poetike “Ymer Elshani”, që mbahet më 19.04.2019, nga ora 12, në Drenas.

Në këtë konkurs letrar me poezi të papublikuara në çfarëdo forme qoftë, mund të marrin pjesë të gjithë poetët e hapësirës shqiptare dhe të diasporës.
Poezia të jetë deri në 30 rreshta (shkronjat 14 pikë).
Tema është e lirë.
Punimi dërgohet me emër e mbiemër dhe me adresë elektronike, kurse juria shqyrton punimet në formë anonime.
Jepet çmimi special “Sofra” dhe tri çmime letrare I, II, III.
Merren parasysh vetëm punimet që lexohen në sofrën poetike “Ymer Elshani”.
Konkursi është i hapur deri më 14.04.2019.
Adresa: lshk2012@yahoo.com (për sofrën poetike “Ymer Elshani”, Drenas, 2019)
Mysafirët jashtë Kosovës që përzgjidhen në konkurs, njoftohen posaçërisht.

Drejtoria e KRS-së, Drenas            Kryesia e LSHK-së, Prishtinë

Related Posts