Takim me drejtorin e ambasadorin prof. dr. Beqir Ismaili

Sot, në Akademinë Diplomatike të MJ të Kosovës
TAKIM ME DREJTORIN E AMBASADORIN ISMAILI
Sot, në Prishtinë, në Drejtorinë e Akademisë Diplomatike të Ministrisë së Jashtme të Republikës së Kosovës u bë një takim i kryetarit të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, prof. dr. Shyqri Galica dhe drejtorit e ambasadorit të kësaj Drejtorie, prof. dr. Beqir Ismaili. Me këtë rast ata zhvilluan një bisedë rreth punës dhe veprimtarisë së LSHK-së dhe mundësisë për zgjerimin e bashkëpunimit me asociacione të ndryshme të vendeve arabe, një bashkëpunim që duhet vazhduar e thelluar e që ka filluar vite më parë. Gjithashtu u bisedua edhe për bashkëpunime konkrete duke pasur për bazë një marrëveshje të nënshkruar vite më parë, për të cilën në një vizitë të rastit krijues nga ato mjedise shprehën interesimin për të thelluar bashkëpunimin në forma të ndryshme, nëpërmjet vizitave, publikimeve e diskutimeve për letërsinë dhe kulturën ndërmjet krijuesve të Kosovës dhe të vendeve arabe.

Related Posts