Akademi letrare për Demaçin

Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës

NJOFTIM

NESËR, e premte, 21 shtator 2018, në orën 12, në BIBLIOTEKËN KOMBËTARE TË KOSOVËS “Pjetër Bogdani” në Prishtinë
AKADEMI LETRARE PËR ADEM DEMAÇIN

Deklamohen punimet e përzgjedhura të konkursit letrar të LSHK-së kushtuar figurës së madhe të kombit Adem Demaçi.
Nga punimet e gjata do të paraqiten rezymetë, kurse të plota botohen në revistën “Metafora”.
Krijimi më i mirë letrar nderohet me kompletin e veprave të Demaçit.
Juria formohet në fillim të akademisë letrare.
Kryesia e LSHK-së,
Kryetari
Prof. dr. Shyqri Galica

Related Posts