Prof. dr. Zymer Ujkan Neziri lindi  më 6.11.1946 në Siparant (Zahaq) të Pejës në një familje të ardhur nga Shtupeqi i Vogël i Rugovës.  Ka doktoruar më 1995 në Fa­­kultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës për temën “Poezia le­gjendare e Rugovës”. Një kohë ka punuar në arsim, por është përndjekur nga regjimi serb, për shkak të veprimtarisë kombëtare. Më 1971 pranohet asistent në Degën e Folklorit dhe të Et­nologjisë të Institutit Albanologjik të Prishtinës, nga  përjashtohet me ur­dhër po­li­tik, më 1973, ndërsa rikthehet aty vetëm në vitin 1992, ku ka marrë edhe titullin më të lartë, më 2003, këshilltar shkencor / prof. dr. Ka qenë udhë­he­qës i De­­gës së Folklorit në IAP dhe anëtar i redaksisë së revistës “Gjurmime alba­no­lo­gji­ke, Fo­l­klor dhe etnologji”.

 Veprimtaria kërkimore-shkencore

Prof. dr. Zymer Neziri është epikolog i shquar, i cili ka mbledhur në terrren, në vi­set tona, në pesë shtete të Ballkanit, kryesisht këngë epike historike e legjendare dhe ka hulumtuar dorëshkrime ar­ki­vo­re nga fusha e epikës go­­­jore shqiptare, brenda e jashtë vendit. Ka realizuar në terren dy projekte shumë të mëdha: Koleksionin nga Rugova (1979-1988) «Këngë të kre­sh­nikëve dhe ba­­lada», në 15 vëllime, të in­c­i­­zu­ara e të shkruara, me mbi 100 mijë vargje, si dhe Kolek­sionin po në 15 vëllime kë­ngësh të kresh­ni­këve nga pesë vende të Ba­ll­kanit (2012-2016), po ashtu me mbi 100 mijë vargje të shkruara dhe (shumica) të incizuara me kamerë, që janë dëshmi e dosjes së Eposit të Kreshnikëve për UNESCO.
Në Universitetin e Harvardit ka hulumtuar Koleksionin e profesorit amerikan Mi­llmen Peri (Milman Parry) për epikën gojore shqi­p­ta­re,  të mble­dhur dhe të inci­zu­ar më 1934-1935 në pjesën veri­ore të Vilajetit të Kosovës, në San­xha­kun e Pa­zarit.  Po ashtu, aty ka hu­lum­tuar edhe në Koleksionin e ndihmësit të tij, Allbert Llord (Al­bert Lord), këngë epike nga Shqi­për­­ia e Veriut, të shën­uara më 1937. Gjitha­shtu, disa vjet ka hulumtuar në terren familjet e pasardhësve të atyre lahutarëve të Llordit nga Shqi­për­­ia e Veriut. Tash është anëtar i ekipit të projektit ndërkombëtar për botimin e librit shqip-ang­lisht të dorëshkimeve nga fu­sha e po­ezisë gojore shqiptare, kryesisht këngë të kre­shnikë­ve, në Koleksionin e Millmen Perit, ku janë edhe profesorët David Elmer (Universiteti i Harvardit), Nicola Scal­daferri (Universiteti i Mila­nos) dhe John Kosti (Universiteti i Teksasit në Au­stin). Edhe në Akademinë e Shkencave dhe në Bibliotekën Ko­mbëtare të Austrisë  në Vjenë ka reali­zuar projektin “Dorëshkrimet shqip të folklorit të Maksimilian La­­m­ber­cit (Ma­xi­milian Lambertz)”.
Ka paraqitur kumtesa në konferenca shkencore kombëtare e ndërkombëtare nga fusha e epikës gojore shqip­tare në disa qendra të njohura studimore në Ballkan, Europë, Azi dhe Amerikë. Është anëtar i Sho­qatës Ndërkombëtare të Etnologjisë dhe të Folklorit /Societé Internationale d’Ethnologie et de Folk­lo­re/SIEF dhe  anëtar i Shoqatës Ndërkombëtare të Studimeve Epike/ The Inter­na­tional Associ­at­ion of Epic Studies/.  Për kontri­bu­tin shkencor është nderuar me çmimin ame­ri­kan Me­da­lja e Artë nga Instituti Bi­o­grafik Amerikan në Karolina e Veriut (2012) dhe me çmi­­­min europian “Men­dim Special” nga Europa Nostra në Madrid (2016), për hu­lu­mtim në projektin Eposi i Kre­sh­nikëve në pesë shtete të Ba­llkanit.
Zymer U. Neziri ishte organizator ose bashkorganizator i disa sim­poziumeve e sesio­neve shkencore. Më 2010 e 2014 ka organizuar dy konferenca të mëdha shke­n­co­re ndërkombëtare në IAP, me QSA-në, për Eposin e Kreshnikëve. Tani është në krye të Komisionit qeveritar të  Kosovës për përgatitjen e dosjes së Eposit të Kre­sh­­ni­këve për UN­E­SCO.

Veprimtaria pedagogjike

Prof. dr. Zymer U. Neziri është edhe profesor universitar. Ka ligjëruar lëndët nga fushat etno­kul­tu­rë, letërsi dhe shkrim akademik në universitetet në Prishtinë, Priz­ren, Shkup e Te­­to­vë. Po ashtu ka li­gj­ë­­ruar si profesor i ftuar edhe në disa  qe­ndra universitare të Eu­ropës, si në Austri, Francë, Itali e Poloni dhe në universitetet shqi­ptare në Tira­në, Durrës, Gjirokastër e Shkodër. Ka qenë anëtar ose mentor në disa komi­sione për magjistra­tura e dok­tora­ta dhe referues për tituj shkencorë e arsimorë. Ka marrë edhe shumë çmi­me e mirënjohje ko­mbëtare për kontributin arsimor, kulturor e shkencor. Më 2012 ishte kandidat për Aka­deminë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Zymer U. Neziri është anëtar i Lidhjes së Shkrim­ta­rëve të Kosovës dhe la­u­reat i çmimit «Pjetër Bo­g­dani» të LSHK-së më 2009 për veprën “Stu­di­me për fol­klorin, II: Epika gojore dhe etnokultura”.

 Veprimtaria botuese

Vëllimi «Epika legjendare e Rugovës», V (IAP, 1997); antologjia «Kën­gë të kre­shnikëve» (1999, 2001, 2003, 2009, 2011, 2013); monografia «Poetika e kraha­simit. Figura e krahasimit në këngët tona lirike të dashurisë» (IAP, 2004); për­m­b­ledhja «Studime për folklorin, I: Eposi i Kreshnikëve dhe epika historike» (IAP, 2006); përmbledhja «Studime për folk­lorin, II: Epika gojore dhe etnoku­l­tura» (IAP, 2008); vëllimi «Epi­ka legjendare e Rugovës», I (IAP, 2009); vëllimi «Epika legje­nd­are e Rugovës», II (IAP, 2011); «Anto­­logjia» e 15 vëllimeve të projektit E5, 30 këngë, përga­titja për shtyp, pjesa I e së cilës u bo­tua ang­lisht në SHBA (2016); përmbledhja «Studime për folk­lorin, III: Ndihmesa për Epo­sin e Kre­sh­nikëve» (IAP, në shtyp).  Gjithashtu ka botuar monografitë  «Isa Demaj-jeta dhe vep­rim­taria atdhetare»

(2000­ e 2016)  dhe «Avdi Kelmendi-jeta dhe vepri­m­ta­ria atdhetare» (bashkë me Ismail Gashin, 2002 e 2016).

Zymer U. Neziri ka publikuar  brenda dhe jashtë vendit qindra artikuj e stu­dime  për letërsinë, folklorin, etnologjinë e historinë. Është bashkëpërgatitës i disa boti­meve të Institutit Albanologjik të Prishtinës, për G. Majerin (1998), E. Çabejn (2003), A. Çettën (2011) etj. Është kryeredaktor i librave «Kelmendi në shekuj» (2013), «Pla­va e Gucia në shekuj» (2016, bashkë me prof. dr. Marenglen Verlin); i dy vëlli­me­ve me 77 kumtesa të Konferencës shke­n­core ndërkombëtare të vitit 2010 (bashkë me prof. dr. Shaban Sina­nin) «Eposi i Kreshnikëve» (IAP-QSA, 2016); i vëllimit I  «Visare të trashëgimisë kul­tu­rore të Pejës me rreth­i­në» (2017) etj.
Ka në dorëshkrim edhe disa monografi e vepra studimore dhe 27 vëllime të kë­ngë­ve të Eposit të Kresh­nikëve: Koleksioni nga Rugova «Këngë të kre­sh­nikëve dhe ba­­lada», 12 vëllime, si dhe Kolek­sioni  i këngëve të kreshnikëve nga pesë vende të Ba­ll­kanit, 15 vëllime, dëshmi e dosjes së Eposit të Kresh­ni­këve për UNESCO.
Është redaktor  e recensues i shumë botimeve nga fusha e letërsisë, e folklorit, e etno­­lo­gjisë dhe e his­to­risë. Ka qenë anëtar i shumë jurive të festivaleve kombëtare të folk­lo­rit. Më 2014 është shpallur Qytetar Nderi i Bajram Currit.