Dr. Zef Mulaj

Dr. Zef Mulaj lindi në fshatin Qeresh Mulaj të krahinës Nikaj-Mërtur të Malësisë së Gjakovës (Tropojë). Ka mbaruar studimet e larta në Degën e Farmacisë të Fakultetit të Mjekësisë të Tiranës. Ka punuar shumë vite në profesionin  e tij,  në zona të ndryshme të Tropojës. Përveç punës së farmacistit, gjithnjë është marrë me kërkime shkencore, sidomos në studimin e bimësisë mjekësore të Alpeve Shqiptare.
Në vitin 1994, vendoset në Itali, me një bashkëpunim shkencor. Në vitin 1998 mbaroi studimet e larta edhe në universitetin Camerino të Italisë, ku mori titullin doktor i shkencave farmaceutike me studimin e bimësisë mjekësore të Alpeve të Shqipërisë.
Mbrojti titullin “Master akademik”,  me titullin Dr. në  shkencat “Metodikat analitike forense”, në universitetin La Sapienza – në Romë. Bashkëpunëtor shkencor në Katedrën e Farmakologjisë të Universitetit Politeknik në Marche të Italisë: Farmacia  klinika (Aplikative  Sperimentale).
Specializuar në Institutin e Medicinës Legale Departamentin e Kimisë Toksikologjike Forense në Universitetin Macerata Itali.
Është pranuar në Albën e Rolit të Konsulentëve  dhe të Ekspertëve  Shkencorë në fushën e Kimisë  dhe Metodikat Analitike Forense në fushën e kriminologjisë shkencore.
Specialist në toksikologjinë klinike e ambientale; në farmakovigjilencë mjekësore; ekspert në kontrollin kimik të produkteve farmaceutike të lëndës së parë; specialist në fitoterapi  e  farmakonjozia, specialist në informatikën aplikative. Është i specializuar për ndërhyrjet e shpejta mjekësore, për Kryqin e Kuq Italian. Merret me hulumtimin dhe zbulimin e substancave të reja farmakologjike natyrore. Specializuar në aplikimin e instrumenteve më bashkëkohore shkencore, në ivestigimin analitik, në Kiminë Analitike  Forense (Spetrometria e masës e  HPLC-së etj…) në fushën  shkencore të kriminologjisë, substancave abuzive, alimentare, shëndetin publik etj…

Ka marrë pjesë në kongrese e konventa ndërkombëtare,”Farmakovigjilenca dhe substancat abuzive”, konventa ndërkombëtare “Kimia  forense” etj.
Autor i  publikimeve,  mbi 40 artikuj dhe studime shkencore.
Anëtar i Shoqatës së Fitoterapisë në Repuplikën e Italisë, anëtar i Lidhjes Botërore të Poetëve Bashkëkohorë (World Poets Society), anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, anëtar i shoqatës kulturore “Leopardian KomunityItali”, anëtar nderi i shoqatës “Leopardian KomunityItali” me motivacion“Excellent në fushën e kulturës dhe të shkencës, njohur në Europë”
Në vitin 2012, në njëqindvjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, u zgjodh një nga njëqind shqiptarët e diasporës në Botë për arritjet në fushën e shkencës e të kulturës nga  “Albania Excellence”.

 Vepra letrare dhe shkencore:

 “Emri që lind diellin”, poezi, Tiranë, 2004.

“Mjegullvarur mbi Ballkan”, poezi, Tiranë, 2006.

“880 bimë mjekësore në Alpet e Shqipërisë, Weso,Tiranë, 2009.

“Imazh”, roman policesk, “Weso” Tiranë, 2011.

“Prendi per mano la miaombra” (Merr për dore hijen time), poezi, italisht – shqip, anglisht e gjermanisht, në Simple Macerata, 2011.

“Lulet e shpirtit”, poezi,“Filara”, Tiranë, 2012. 

“Jetë e thyer” (Memory-roman), “Filara”, Tiranë, 2012.

“Altriocchiall’orizonte”(“Sytë e tjerë në horizont”), poezi, Editura Simple, Macerata – Itali, 2012.

“Pieni di sogni ifiumi”(Lumenj ëndrrash), Editura Simple, Macerata – Itali, 2014. 

“Hëna, nuse e poetit”, “Edlora”, Tiranë, 2015; “Sguardooltreiconfini”(Shikim përtej kufijve) (Roman polices, “Kimerik”, Siena – Itali, 2015.