XHEMAJL HAJDINI

Lindi më 27 maj 1950, në Fshati e Ri (Novosellë) të komunës së Vitisë. Shkollën fillore e kreu në Ramjan e Pozheran, ndërsa shkollën normale në Ferizaj. Është regjistruar në Degën e Gjuhës dhe të Letërsisë të Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Prishtinës, pastaj edhe në Fakultetin e Edukimit në Gjilan. Ka punuar dyzet e pesë vjet në arsim.
Me shkrime është marrë si nxënës i shkollës fillore, ku punimet e veta i ka publikuar në gazetën e shkollës “Ideali” të Pozheranit, pastaj në revistën “Zgjimi” të klubit letrar “De Rada” të Ferizajt, në “Flakën e vëllazërimit” të Shkupit, në “Rilindje”, në “Gazetën e pionierëve”, në “Shkëndijë” etj.
Vazhdimisht ka bashkëpunuar me Sektorin e folklorit të Institutit Albanologjik të Prishtinës.
Është nderuar me disa mirënjohje.

e-mail: xhamajlhajdini337@gmail.com
tel. 044 197 282

– TRUPIN E PASTRON UJI
– SYRIN E PASTRON LOTI
– SHPIRTIN E PASTRON KËNGA
– MENDJEN E PASTRON HARMONIA
– KOKËN E PASTRON GUXIMI
– ZEMRËN E PASTRON RELAKSIMI
– NDERGJEGJEN E PASTRON SINQERITETI