Xheladin Mjeku

Xheladin Mjeku lindi më 1961 në Graboc të Epërm të komunës së Kastriotit. Pas mbarimit të shkollës së mesme të mjekësisë, ka studiuar letërsi dhe gjuhë shqipe në Universitetin e Prishtinës. Punon në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës në Prishtinë.
Ka katër dekada që kur merret me krijimtari letrare për të rritur dhe fëmijë, me publicistikë dhe kritikë letrare. Është prezantuar në më shumë se gjashtëdhjetë antologji, përmbledhje të përbashkëta poetike dhe libra me kritikë letrare, publicistikë dhe ese, duke qenë i angazhuar edhe në shumë veprimtari letrare.
Është nderuar me shumë çmime letrare, ndër të cilat veçojmë: “Bardi II” (LSHK), pastaj çmimi i dytë në “Pranverën poetike 2016”, në Tiranë, çmimi vjetor për cikël poezish nga revista “Pelegrin”, për vitin 2017, në Athinë  etj.
Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.
Autori jeton dhe krijon në Prishtinë.

Ka botuar këta libra:

Prelud poetik, poezi (bashkautor), SHB “Pena”, Prishtinë, 1997
Nëna e lirisë, tregime për fëmijë, SHB “Rozafa”, Prishtinë, 2012
Në kopshtin e muzave, poezi, KL “De Rada”, Ferizaj, 2013
Pranvera në shtator, poezi për fëmijë artklubi “Rifat Kukaj”, Drenas, 2015
Mëkatet e Orfeut, poezi, SHB “MUZA”, Prishtinë, 2015

Mëkatet e Orfeut, poezi, 2015 (Çmimi i parë në konkursin “KADMUS” – Klubi i Shkrimtarëve dhe i Artistëve Shqiptarë dhe instituti i librit dhe i promocionit “Toena”).