Trandafile Molla – Baja

HISTORISË I BËRE NDER

Mbase s’e kishe menduar ndonjëherë 
se meteori s’shuhet as pas shumë vitesh,
ishe burri që historisë i bëre nder,
në mbretërinë e yjve jeton mes mitesh.

Ta prisha qetësinë, erdha për të takuar
ngrihu bre burrë e mos rri shtrirë,
me trimëritë tuaja jam rritur e krenuar,
me pamjen tënde fisnike plot sharm e hir.

Në pritje mos më lër, ngrihu, më fol për gjogun
si luftuat nëpër male e derdhët gjak,
frymën mbaj, dëgjoj zhurmën e trokut
duke kalëruar qëndron ti, prijës luftarak.

Pse po më ngjan me Xhuzepe Garibaldin,
prijësin e madh popullor të Italisë,
heronjtë kombëtarë për paqe jetën falin,
për të mirën e njerëzimit e të shoqërisë.

Ngrihu për kuvend, fjalë të pret Mikushnica
haberi u shkon të parëve, krajlive të Serbisë
këtu i thonë more Azem Bejtë Galica,
zot i dalim Kosovës, mbarë Shqipërisë.

Shotën e shoh mbi ty përkulur me mall,
plagët t’i mjekon me melhemin e dashurinë,
luftoi burrneshë krah për krah, pa u ndalë
prite Kosovë, Azem Galicën me pavarësinë!

Nuk është vetëm Shota me ty dashuruar,
jam dhe unë, si bijë pas teje, marrëzisht
ndër shekuj burrat e shquar duhen nderuar, 
koha i ngre në piedestal përjetësisht.

Historia ëndrrën e realizuar nis me ty,
në ballin e Kosovës rrezaton diell në sy!

Trandafile Molla – Baja lindi më 5.01.1957, në qytetin e Durrësit, në një familje me traditë dhe kulturë patriotike. Ka mbaruar shkollën e mesme të përgjithshme “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”, si dhe kursin letrar 2-vjeçar me aktorët e njohur Milto Profi, “Nderin e Kombit” Gjergj Vlashi, aktorin dhe regjisorin Enver Plaku.
Prej 25 vjetësh jeton në Novara të Italisë. Në vitet 2000-2001 ka mbaruar kursin interkomunal në shëndetësi me diplomën “Assistente domiciliari e dei servizi tutelari”, ndërsa në vitin 2004 është kualifikuar me diplomën evropiane “Operatore Socio Sanitario”.
Ka marrë pjesë në shumë festivale poetike kombëtare dhe është vlerësuar me çmime letrare: në Durrës më 2017, “Muza e Adriatikut”; në Istog më 2017-2018 me mirënjohjen “Dr. Ibrahim Rugova”, në Mat – “Mirënjohje” dhe me çmim të tretë në konkursin e poezisë për nder të heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, “Mirënjohje” në festivalin e poezisë “Muza poetike budiane”, Mat – 2018 dhe çmimin e “Karrierës poetike” po në “Muza poetike budiane” – Mat, 2019. Në Tiranë, në konkursin letrar “Dritë për Dritëroin”, 2018, është vlerësuar me çmimin e dytë. Më 17 dhjetor 2018 në Prishtinë, në TL “Esad Mekuli” me çmimin “Bardi III”. Më 5 mars 2020, në “Orën e Lirisë” të LSHK-së në Prishtinë u nderua me çmimin letrar “Adem Demaçi”. Shkrimet e saj janë publikuar edhe në revistën “Metafora”, organ i rëndësishëm i LSHK-së.
Në manifestimin tradicional poetik, “Fjalët e Shpirtit”, organizuar nga LSHASHI në Itali, është vlerësuar me çmimin e tretë. Gjithashtu poezitë e saj i janë botuar edhe në disa antologji letrare: në revistën “Pelegrin”, organ i klubit të shkrimtarëve dhe të artistëve “Drita”; “Në gjurmët naimiane”, Përmet, 2018 dhe 2019; “Na bashkoi poezia”, antologjia “Babai” të Rr. Hysenit, antologjia poetike kombëtare “Jehona shqiptare” në vitin jubilar të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, Tiranë, 2018, me çmimin e tretë; po në antologjinë “Jehona shqiptare”, 2019 për nder të lindjes së babait të krijimit të kombit, Ismail Qemali, është vlerësuar me titullin “Presidente Nderi e Diasporës”; në vitin 2020, po në antologjinë “Jehona Poetike shqiptare” për sensibilizimin e tërmetit të 26 nëntorit i jepet trofe nderi artistik, “Çmimi i Dytë Poetik 2020 Për Italinë”.
Më 26 mars 2019, në Takimin me poeten Trandafile Molla, organizuar nga Biblioteka Publike Durrës, në bashkëpunim me Bashkinë Durrës, iu akreditua nga GSFEN-Albania titulli “Ambasadore Paqeje Network Evropiane”.
Është pjesë e antologjisë së Milazim F. Kadriut, “Një krismë pushke për liri”, kushtuar dëshmorit Selim H. Berisha, mars 2019; në Antologjinë Vjeshta Poetike 2019, organizuar nga “Unioni Global i Poetëve Shqiptarë” përgatitur nga poetesha, zonja Blerina Pëllumbi. Në antologjitë “Të tjerët për Lame Kodrën”, Malëshovë, mars 2019 dhe shkurt 2020. Rregullisht ka marrë pjesë në antologjitë e organizuara nga klubi letrar “Zahir Pajaziti”, “Revista shqiptare”, Albania Shqipëri natyrale; në antologjinë “Dritat poetike” të autorit Bedri Neziri, organizuar në nëntor 2019 nga shoqata e shkrimtarëve “Fahri Fazliu”, Kastriot.
Gjithashtu është përfshirë nga autori Sabit Alidema në antologjinë “Mendja, zemra, duart e arta”, kushtuar femrës shqiptare kudo nëpër histori, në antologjinë “Stinë e blertë” të klubit letrar “Pjetër Budi”, Mat, si dhe në revistën letrare “Malli i Shtampës” në mars 2020, organizuar nga Shoqata e Shkrimtarëve e Kosovës në Viti dhe kryetari i saj, Sabit Alidema.
Është anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Artistëve të Durrësit, anëtare e klubit letrar “Pjetër Budi”, Mat, anëtare e klubit “Drita”, anëtare e klubit letrar “Princ Muzaka”, anëtare e shoqatës kulturore “Jehona shqiptare”, Tiranë, anëtare e kryesisë së LSHASHI-së në Itali dhe e kryesisë së “Lobit Euro-Atlantik Shqiptar” për mërgatën në botë. Është edhe anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.
Gjatë gjithë jetës është marrë me krijimtari letrare, poezi e prozë.

Ka botuar këto vëllime poetike:

Fjalë zemre” (përkthyer dhe në italisht)

Kur zemra flet

Vazhdoj të jem

Atje dua

Mall për gjithësinë

Dallëndyshe në fluturim” etj.

HISTORISË I BËRE NDER

 

Mbase s’e kishe menduar ndonjëherë

se meteori s’shuhet as pas shumë vitesh,

ishe burri që historisë i bëre nder,

në mbretërinë e yjve jeton mes mitesh.

 

Ta prisha qetësinë, erdha për të takuar

ngrihu bre burrë e mos rri shtrirë,

me trimëritë tuaja jam rritur e krenuar,

me pamjen tënde fisnike plot sharm e hir.

 

Në pritje mos më lër, ngrihu, më fol për gjogun

si luftuat nëpër male e derdhët gjak,

frymën mbaj, dëgjoj zhurmën e trokut

duke kalëruar qëndron ti, prijës luftarak.

 

Pse po më ngjan me Xhuzepe Garibaldin,

prijësin e madh popullor të Italisë,

heronjtë kombëtarë për paqe jetën falin,

për të mirën e njerëzimit e të shoqërisë.

 

Ngrihu për kuvend, fjalë të pret Mikushnica

haberi u shkon të parëve, krajlive të Serbisë

këtu i thonë more Azem Bejtë Galica,

zot i dalim Kosovës, mbarë Shqipërisë.

 

Shotën e shoh mbi ty përkulur me mall,

plagët t’i mjekon me melhemin e dashurinë,

luftoi burrneshë krah për krah, pa u ndalë

prite Kosovë, Azem Galicën me pavarësinë!

 

Nuk është vetëm Shota me ty dashuruar,

jam dhe unë, si bijë pas teje, marrëzisht

ndër shekuj burrat e shquar duhen nderuar,

koha i ngre në piedestal përjetësisht.

 

Historia ëndrrën e realizuar nis me ty,

në ballin e Kosovës rrezaton diell në sy!