Teuta Muji

TEUTA (ANIF) MUJI

Lindi më 12.08.1995, në Prizren. Shkollën fillore e mbaroi në SHFMU “Lidhja e
Prizrenit”, ndërsa të mesmen, gjimnazin “REMZI ADEMAJ” po ashtu në Prizren.
Ka studiuar drejtësinë në Fakultetin Juridik të universitetit “Ukshin Hoti” të Prizrenit.
Është rritur në frymën e babait Anif Muji, dikur mësues dhe drejtor shkolle në vendlindje, Struzhe, tashmë Dëshmor i kombit. Trashëgoi prej familjes dashurinë për shkollimin, për Atdheun dhe kështu ajo po angazhohet si krijuese. Me shkrime ka filluar që e vogël.

Deri tani ka botuar:

Atij çfarë t’i dhuroj“, poezi,

Melodi në heshtje...”, poezi,

SIMBOL KRENARIE

(Gruas së dëshmorit) 

​Kushtojani një ditë 
Asaj që fjongon e bardhë
E zëvendësoi me shaminë kuq e zi 
Kushtojani nënës 
Asaj që i mbetën duart në gji 
Kushtojani asaj shtojzovalleje 
Që bjeshkët do t’i bartë mbi supe
E diell nuk do të shohë me sy
Nëna ajo pra që me gjirin melhem
Mëkoi trimin e maleve
Për t’i dalë zot kullës së gjyshit
Ajo që me uratën e dritës
U dogj nëpër kohët barbare
Që e ardhmja të shndrisë
Është kjo heroinë
Që përjetoi dhimbjen në shpirt
Dhe sot kur i këndojmë lavdisë
Të kremtojmë edhe një ditë
Se nuk është tepër
Një ditë feste për nënat e shtrenjta
Nënat simbol i krenarisë