Shqipe Hasani lindi në Prishtinë. Shkollën  fillore dhe të mesme (mjekësinë e përgjithshme) e mbaroi në Prishtinë, kurse Fakultetin e Filologjisë, Dega e Gjuhës dhe e Letërsisë Shqipe në Universitetin e Prishtinës. Punon në QKU, Klinika Radiologji dhe Onkologji – teknike e rëntgenit.  Ka kryer edhe fakultetin e shkencave mjekësore “ REZONANCA” –  Drejtimi Radiologji . Është anëtare e Kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.

Botoi këto vepra me poezi e drama:

“Shiu i vetmisë”,  “Pena”, 1997
“Qielli i varreve”,  “Rilindja”, 2000
“Akuareli dhembjes”,  “Flormed”, 2008
“Premtim i lënë peng”, LSHK, Prizren, (2009)
“Qëndistarja s’ka mort”, dramë, 2011, SHB “Orfeu”, Prishtinë
“Okteti i vajzave”, SHB ”Orfeu”, Prishtinë, 2012
“Prillin ma solle ti”, SHB “Orfeu”, Prishtinë, 2013
“Ç’gjuhë flasin lulet”, SHB “Orfeu”, Prishtinë, 2013
“Sytë kërkojnë përtej vdekjes”, dramë, SHB “Orfeu”, Prishtinë, 2015
“Nimfa vjen të martën”, poezi,  SHB “Orfeu”, Prishtinë, 2018

Në vitin 2009 është shpërblyer me çmimin e parë letrar për veprën më të mirë të vitit “Akuareli i dhembjes”, si dhe është fituese e dy çmimeve në Tiranë nga lidhja e krijuesve “Pegasi”  dhe Lidhja e Shkrimtarëve e Tiranës (vendet e para). Krijimtaria e saj letrare është shpërblyer me çmime dhe mirënjohje të ndryshme. Fitoi çmimin e parë në festivalin ndërkombëtar “ Takimet e poeteshave”, Vushtrri, 2013.
Jeton dhe punon në Prishtinë.