PROF. DR. SHEFKIJE ISLAMAJ

Doktore e shkencave filologjike, këshilltare shkencore në Institutin Albanologjik, studiuese e gjuhës në Degën e Gjuhësisë në Institutin Albanologjik

Data e lindjes: 25.10.1953.
Vendi i lindjes: Likovc, Skënderaj, Drenicë.
Shkolla fillore: Skënderaj 1960-1968.
Arsimimi: Shkolla normale “Hasan Prishtina”, Mitrovicë, 1968-1972; Fakulteti Filozofik, Dega e Gjuhës dhe e Letërsisë,UP, 1972-1977.
Studimet pasdiplomike: Fakulteti Filozofik, Dega e Gjuhës dhe e Letërsisë, UP, 1978-1980.
Tema e magjistraturës: Sinonimet në gjuhën shqipe, 1982, UP, Fakulteti i Filologjisë.
Teza e disertacionit: Veçoritë leksiko-semantike dhe stilistike në gjuhën artistike të Jakov Xoxës, 1999, UP, Fakulteti i Filologjisë.
Mësimdhënëse: Shkolla tetëvjeçare “Liria”, Isniq, 1975-1976; Gjimnazi “Vëllezërit Frashëri”, Deçan, 1976-1977; mësimdhënëse e lëndës “Kulturë gjuhe”: Fakulteti i Arteve të Bukura, UP, 2001-2004; mësimdhënëse në Fakultetin e Edukimit, UP, 2012-2013.
Titujt: Bashkëpunëtore e lartë shkencore, 1999; Këshilltare shkencore, 2002; Profesor doktor, 2004.

Çmimet:

-më 2008 – Çmimi ”Pjetër Bogdani” i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës për librin Gjuha dhe identiteti. si vepra më e mirë e vitit në të gjitha zhanret;
– më 2012 – Çmimi ”Shkencëtari i vitit” i MASHT-it për rezultate të veçanta në hulumtimet shkencore dhe për kontribut në zhvillimin e shkencës në Republikën e Kosovës. 

VEPRIMTARIA PROFESIONALE

Kryeredaktore e revistës shkencore të Institutit Albanologjik            “Gjurmime Albanologjike”, 2004 e në vijim.
Anëtare e redaksisë së revistës shkencore të Institutit Albanologjik “Gjurmime Albanologjike”, 1998 e në vijim.
Anëtare e redaksisë së revistës “Gjuha shqipe”, botim i Institutit Albanologjik, 1982 e deri sot.
Anëtare e Këshillit Ndërakademik për Gjuhën (Shqipëri, Kosovë) dhe kryetare e Grupit për Çështje të Leksikut (për Kosovë), 2004 e në vijim.
Kryetare e Pleqësisë së Institutit Albanologjik, 1982-1984.
Shefe e Degës së Gjuhës në Institutin Albanologjik, 1982-1992.
Nënkryetare e Shoqatës së Gjuhës Shqipe, 2002 e në vijim.
Kryetare e Këshillit Drejtues të Universitettit të Prishtinës, 2014 -2015.
Pjesëmarrëse në rreth konferenca, simpoziume e sesione shkencore të organizuara nga akademitë, institutet shkencore, universitetet në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e në Mal të Zi.
Pjesëmarrëse në një numër ekspeditash gjuhësore e shkencore, organizuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës dhe Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë së Tiranës.
Anëtare dhe mentore në komisionet për mbrojtje të temave të doktoratës dhe të magjistraturës në Institutin Albanologjik në Prishtinë dhe në Fakultetin Histori-Filologji të Universitetit të Tiranës.
Udhëheqëse e projekteve studimore të studiuesve të rinj në Institutin Albanologjik.
Redaktore e recensuese e shumë botimeve shkencore.

Redaktore e fjalorëve:

Fjalori suedisht-shqip (Sadulla Zendeli), edhe në formë elektronike, ”Entit për Zhvillimin e Arsimit të Suedisë, Stokholm, 2004,
Fjalori shqip – suedisht (Sadulla Zendeli.), Stokholm, 2011.
Fjalori kroatisht-shqip (Mikel Ndreca), “Školska knjiga”, Zagreb, 2010.
Fjalori shqip-serbokroatisht  (Mikel Ndreca), EBT, Prishtinë, 1988.
Glosar (Fjalorth i detarisë i së folmes së Ulqinit i Hajro Ulqinakut), IA, Prishtinë, 2003.

Redaktore gjuhësore e mbi 100 veprave gjuhësore, leksikografike, letrare, historike, mjekësore etj.

Recensuese e teksteve mësimore të gjuhës dhe të letërsisë të MASHT-it etj.

VEPRIMTARIA SHKENCORE

Vepra shkencore

  1. Çështje të sinonimeve në gjuhën shqip. Monografi, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 1985, 145 faqe.
  2. Fjalor i fjalëve të huaja (bashkautore), Instituti Albanologjik, Prishtinë, 1987, 667 faqe.
  3. 3. Gjuha dhe stili i Jakov Xoxës. Monografi, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2000, 420 faqe.
  4. Kultura gjuhësore dhe përdorimi estetik i gjuhës. Përmbledhje studimesh e trajtesash, ”Toena”, Tiranë, 2002, 440 faqe.
  5. Gjuha, ligjërimi dhe fjala. Përmbledhje studimesh e trajtesash, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2004, 300 faqe.
  6. Gjuha dhe identiteti. Përmbledhje studimesh e trajtesash, ”Toena”, Tiranë, 2008, 333 faqe. Libri ka fituar më 2008 Çmimin ”Pjetër Bogdani” të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës si vepra më e mirë e vitit në të gjitha zhanret.
  7. Gjergj Fishtës, Gjuha dhe stili I. Monografi, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2012, 528 faqe.
  8. Gjergj Fishtës, Gjuha dhe stili II. Monografi, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2012, 598 faqe.
  9. Gjuha – teksti dhe konteksti, Përmbledhje studimesh e trajtesash, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2015, 370 faqe.

 Vepra letrare

Mos më thuaj se më ke parë ëndërr. Roman, ”Toena”, Tiranë, 2004, f. 299; disa fragmente janë përkthyer në gjuhën bullgare nga Ralica Mladenova dhe janë botuar në vëllimin ”Ballkani”, Sofje, nr. 4, dhjetor 2005.

Libra shkollorë

  1. Gjuha shqipe 1-3 (tekst mësimor për diasporën), MASHT, Prishtinë, 2010.
  2. Gjuha shqipe 4-6 (tekst mësimor për diasporën), MASHT, Prishtinë, 2011.
  3. Gjuha shqipe 7-9 (tekst mësimor për diasporën), MASHT, Prishtinë, 2012.
  4. Letërsia shqiptare (bashkautore) 1-3 (tekst mësimor për diasporën), MASHT, Prishtinë, 2010.
  5. Letërsia shqiptare (bashkautore) 4-6 (tekst mësimor për diasporën), MASHT, Prishtinë, 2011.
  6. Letërsia shqiptare (bashkautore) 7-9 (tekst mësimor për diasporën), MASHT, Prishtinë, 2012.

    Studime, artikuj shkencorë, kumtesa dhe recensione (rreth 300)