SHEFIK ARIFI

Ka lindur në vitin 1973 në fshatin Breznicë, komuna Bujanoc. Shkollën fillore e kreu në fshat, në shkollën “Migjeni, kurse gjimnazin në shkollën “Zenel Hajdini” të Gjilanit. Më pas, për dy vjet vazhdoi studimet në Institutini “Gëte” të Munhut, gjuhë dhe letërsi gjermane. Vazhdoi më tej edhe dy vjet të tjerë në Bazel të Zvicrës studimet e gjuhës gjermane dhe dialektet e saj.
Punon në Bazel të Zvicrës. Ka pasion poezinë, duke u bërë i njohur për lexuesit tanë, veçanërisht tek ata të diasporës.

Ka botuar disa vepra në poezi dhe në prozë:

“Dallgët e jetës”

“Lotët e mallit

Nektarët e një mërgimtari

Në qiellin e dashurisë”

Me rrezet e Diellit notoj

Një letër, kujtim

Le të mbetem cicërimë!”

Malet tunden por nuk bien”, roman

Djepe nostalgjie

“Dashuri shpresash të thyera”, roman

Udhëtim ndër peizazhe motesh

Koha që lamë pas” dhe

Në një stinë

KOHË UDHËKRYQESH

 

Dhe zëri im si tel këputet,

me askënd nuk del të matet,

një udhëkryq këtu më zhduket,

më tej një tjetër nis e shfaqet.

 

Era më lidh me gërshetat e saj,

në udhëkryqet e botës më hodhi,

a thua ka qenë bota shtatzënë,

që kaq shumë udhëkryqe polli.