Shaban Beqiraj lindi nё Istog, më 16.12.1976. Shkollёn fillore dhe tё mesme i kreu nё vendlindje. Nё vitin 2005 u regjistrua nё  fakultetin e shkencave politike dhe administratё publike, kurse më 2007 u regjistrua nё Fakultetin Juridik tё Universitetit të Prishtinёs. Ka pёrfunduar me sukses tё dy fakultetet. Nё vitin 2010 filloi studimet master nё departamentin e shkencave politike, drejtimi shoqёri civile dhe zhvillim lokal, të cilin e kreu me sukses. Shkruan poezi dhe krijime të tjera.

Deri tash ka botuar këto vepra:

Mendja e artë” – Thënie të kohës,  “Blendi”,  Prishtinë, 2015.
Inspirimi”,  “Fenomeni njëri është një” , “Zero Print”, Prishtinë, 2016.
Ora do urë e shi”, roman, “Zero Print”, Prishtinë, 2016.

ETJA 

Etja e shkrimit, etja e krijimit,
Je  etje apo je heshtje e kohës së leximit,
Je dëshira e krijimit, e ngritjes së mendjes dhe e ndriçimit?
Je ndryshim si ndëshkim e ngritur për qejfin tim.    
Je përbuzja e urrejtjes, ishe ngritje e vetvetes.
Je fillim, je përfundim…
Je sukses me shumë krijim, ishe mik i shoqërisë, je performanca e rinisë.
Je ardhmëri, je pafundësi, je ar, flori.
Sa herë etje që frymëzove, krenari penës i dhurove.
Si shumë herë që krijove, isha i ngritur përmbi hoje.
Je orakulli i poezisë, je lirika e shoqërisë,
Je e arta e pafundësisë, je fitorja e letërsisë.