Sabahate Byci

Gjithçka për qenien time filloi më 17.7.1958, ditë e enjte, në orët e pasdites, në Qytetin më të Bukur në Botë, në Gjakovë, ku si rezultat i dy Zemrave të forta të bashkuara dhe si rezultat i dashurisë së tyre të papërshkruar ndaj njëri-tjetrit dhe me ndihmën e zotit erdha unë në këtë botë – Sabahate Byci.
Qysh në vitet e hershme të moshës sime, fillova të merrem me aktivitete. Në klasën e tretë dhe të katërt të shkollës fillore në Gjakovë  shkrova poezitë e para, si shfaqje e lehtë e lirë dhe e bukur e ndjenjave të mia me Shkronja në Fjalë.
Ishte diku viti 1968 kur shkrova poezinë time të parë që atëbotë u botua në revistën “Pionieri”. Poezinë e pata titulluar “Vjosa”, me ç’rast edhe e zura vendin e parë si poezia më e mira e brezit tim. Më vonë shkova për një kohë të shkurtër në ushtrime për balet, ku mora pjesë në programin e ditës së shkollës si balerinë. Aktrova në dramën e parë të jetës sime në klasën e katërt të shkollës fillore – “Kitrushja dhe lepuroshi”.
Pas mbarimit të shkollës fillore dhe të mesme, u aktivizova zyrtarisht në teatër dhe u angazhova në klubin letrar “Gjon Nikollë Kazazi” në Gjakovë.
Në vitin 1992 nga turbulencat e politikës fashoqetëshkinomëdhenj të Serbisë u ndoqa politikisht dhe për një kohë shumë të shkurtër, në formë brutale m’u imponua që bashkë me birin tim, Korabin (atëherë ishte vetem 10 vjeç) ta marr rrugën e mërgimit dhe erdha në Gjermani, ku sot e kësaj  ditë jetoj e punoi. Dhe jetoj me moton: “Nëse ndokush nuk do të më kuptojë, kurrë nuk do të mundohem që t’ia imponoj…!”
Jam anëtare e Lidhjes e  Shkrimtarëve e Kosovës.
Jam fituese e Çmimit të Parë për Poezi në Greqi – Ishulli i Salamineve 2011. Kam hapur edhe ekspozitën e pikturave në Kongresin e Grave Interrnacionalo-Shqiptare të organizuar nga Presidenca e fonacionit “Nermin Vlora Falaski” në Bruksel – Belgjikë, ku morën pjesë gratë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Lugina e Preshevës dhe ato të trojeve të tjera shqiptare dhe nga e gjithë bota. Jam autore në antologjinë e letërsisë gjermane për poezi të poetëve të 3000-vjeçarit “Das Gedicht lebt 2012”, botuar nga një ndër shtëpitë më të mëdha botuese të Gjermanisë, “Fischer Verlag” në Frankfurt.
Kam botuar nëpër gazeta e revista punime të ndryshme letrare e publicistike.

DALJA NGA ZONA

Kur luftoi, e lufton civilizimi
kundër civilzimit;
-Cfarë mase ka shkatërrimi?!
Alarm shkalle shtatë,
tetë, nëntë, dhjetë….
Hiroshima, Nagasaki, Çernobil,
a Fokushima?!
Civilizimi – shtëpi atomesh
me kromozome x
e y p si l(e)jon?!
Paratë Shkatërrimi
Ashtu si vetë
Zoti nuk e ka shkruar

herë në ato
e herë në këto,
eksperimente
të kota kohe,
imponim,
trysni,
në veten e parë
kureshtje
takimesh në sofra
të shtruara
qëmoti
pa lutjen
të gjorën
në harresë:
“Bukën e gojës
falna Zot çdo ditë!”
INTERMECO –
për ndarje
siç thonë
të vogla!
të ngjitjeve
të mëdha
në njëjës
për shumës
te largimi
që na “bashkon”
ndërprerje,
pauza,
“Time aut”
shqyrtime
negociata,
të kota
të historive
tebdile
plot gjak
moshash
pa dallim,
tebdile
ferexha,
me shtof
materialesh
pluhrosjeje
e qëndisur
me gjilpërë
harresash!
Ozon, Ooozoon
ti zgavërr
e sistemit
Ekstra Piramidal
e kokës së rruzullit
TERRA
shkatërrim
fantazie
për lindjet
e me para,
Adoptim!
Humbje fiqiri
foshnjarë
zhgënjim
i fjalës së parë
humnerë
e përgjigjeve
të shkrira
si radioaktivitet
bashkëdyzimi
njëgjinor,
shkrirje farërash
në pafytyrësinë
e mendjes së madhe
civilizuese-shkatërruese!
Kur konkurron
civilizimi
kundër
civilizimit
a më thoni

Ju lutem
sa  i madh është
VETSHKATËRRIMI?!

 

VERBOTENE SEHNSUCHT!

 

Das Übersteigen,

über unsere Schatten

darf keine Wette sein.

Sowieso, es ist zu schwer

für uns mit dem

Unmöglichen,

möglichst

mühevoll

Pakt zu schließen,

unabhängig davon,

dass wir denken,

dass es zu leicht ist

– der verbotene Wille

– auch dann

wenn wir nur

noch hoch und runter

steigen würden

mit dem Wunsch

– den Sonnenschein

anzufassen – die Freiheit

bei der »Mollakuqe«

– Rote Äpfel

– Verbotene Sehnsucht

des mehr als

tausendjährigen

Stammbaums,

wo die Adler/»Shqiponjat«

nach den weitfliegenden Wegen auf ihren Territorien

immer ausruhen!

Immer wieder … Für Herrn G. Grass

Immer wieder Frühling, Sommer, Herbst und Winter Immer wieder Auferstehung Jesu, Ostern, Pfingsten, Weihnachten.

Immer wieder Tornados, Überschwemmungen, Kriege und Geburten, mein Freund.

Dann schon meine

Gedanken

deine und seine

muslimisch, evangelisch, buddhistisch katholisch, jüdisch.

1 x »sagen-muss« Schatztruhe

des Schweigens. Schweigepflicht,

die den Mund halten soll obwohl im Garten

des Gegenwartens Regenbogen – der Sieg wird und die Zukunft

die Menschheit wieder feiern lässt.

Meine Augen tränen –

mit dir bin ich

wenn es

»gesagt werden muss« Mein Freund:

– Endlich versteht uns

die Menschheit

weil – die mag ich doch – und schon lange bitte

um Vergebung

aber die Atmung

31

mit der Wiederholung dauernde Wiederholung der Geschichte

mit dem Faksimile

des Verlustes

schenkt uns wieder

und wieder

die Vergangenheit

die Wiederholung

des schon lange

»Nicht Mehr Da Seins«

»Mein Freund«

sagen wir denen

wir waren und

sind nicht mehr die

die damals

doch nicht

gleich alle waren!

Die Zeit nimmt uns mit.

Genug mit der Spondylose

der Vergangenheit

Freiheit für Expiration

und Re-Inspiration der Zukunft auf evangelisch, jüdisch, muslimisch, buddhistisch

und aller Art des Glaubens Mensch-Molekül für Molekül, Atom für Atom –

× ich, × du, × alle Lebewesen

× sie(h) es, (h)er bitte

verzeih uns, denn

»viele wissen nicht, was sie tun!«