Rrahman Hyseni lindi më 1.10.1976, në Lebanë. Është poet, publicist dhe kritik letrar. Me shkrimet e para të botuara doli në vitin 2003. Përveç poezive, ka botuar edhe shkrime të tjera e tekste këngësh. Është recensues, redaktor dhe lektor i librave të ndryshëm letrarë dhe shkencorë. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.

 Deri tash ka botuar:

1.”Vargje nga zemra”, poezi, “Atunis”, Prishtinë, 2003

2.”Lule me vesë”, poezi, “Prishtina Press”, Prishtinë, 2005

3.”Përkushtime poetike për mësuesin”, poezi – grup autorësh, “Atunis”, Prishtinë, 2016

4.”Nën hije të ëndrrës”, poezi, LSHK, Prishtinë, 2015

5.”Fli bir i nënës”,poezi – grup autorësh, LSHK, Prishtinë, 2015

6.”Zërat shpirtërorë “, poezi, “Atunis”, Prishtinë, 2016

7.”Misteret e një dashurie”, roman, LSHK, Prishtinë, 2017

8.”Nënës”, poezi – grup autorësh, “Atunis”, Prishtinë, 2017

9.”Babait”, poezi – grup autorësh, “Atunis”, Prishtinë, 2018

10.”Intervista, opinione, vështrime, analiza”, publicistikë, “Atunis”, Prishtinë, 2018

11.”18 vjet veprim me shqiponjat e Medvegjës”, monografi, “Atunis”, Prishtinë, 2018

12.”Mërgata e shqiptare e Medvegjës në Zvicër”, monografi, “SAS”, Prishtinë, 2012

Është nderuar me mirënjohje të shumta nga institucione e asociacione të ndryshme.
Është prezantuar edhe në një varg botimesh të ndryshme si bashkautor.
Publikon shkrimet e tij në disa gazeta e portale elektronike.
Jeton dhe vepron në Prishtinë.