Rrahim M. Sadiku

Rrahim M. Sadiku lindi në Vendenis të Besianës. Aty kreu shkollën fillore, gjimnazin e rregullt në Besianë, kurse studioi letërsinë dhe gjuhën shqipe në Universitetin e Prishtinës. Ndonëse me shkrime ka filluar të merret që nga shkollimi fillor dhe i mesëm, por librin e parë e ka botuar në vitin 2008.
Është përfshirë në gjashtë antologji poetike dhe kritikë letrare. Disa herë ishte fitues në konkurset letrare, si në sofrën poetike “Ymer Elshani” të Drenasit, në takimet letrare “Kadri Kadriu” të Besianës, në takimet letrare në Istog etj.
Është anëtar i LSHK-së.
Deri tash ka botuar shtatë vepra letrare.
Jeton dhe vepron në Drenas.

Veprat e botuara:

Buzëqeshja e Ermirës, poezi për fëmijë, 2008

Frymë jete në krah kohe, poezi, 2011

Secilit i duhet një pasqyrë, poezi për fëmijë, 2013

Stuhitë e gjakut tim, poezi, 2015

Mbetur në majë, poezi, 2016

E bukura e jetës, roman, 2016

Vdekja vjen prej fjalëve të tilla, poezi, 2017