Refik Gerbeshi

MOS U LUT PËR MUA 

Sa interesante është krijesa njeri
Që bie më poshtë se çdo krijesë
Sepse ka inati e xhelozi
Më shumë se çdo krijesë tjetër 

A thua duhet të vdes
Që i dashur të jem për të gjithë
Kujtime rrëqethëse më ofron kjo ndjenjë
Kështu qenka kjo jetë sa çudi 

Kur të vdes mos eni te varri
Të më vajtoni e të më lëvdoni
Nuk kam nevojë t’më kujtoni
Pasi që me dhe të më mbuloni