Ramë Oraca

Ramë Oraca lindi në tetor 1957, në Obranqë të Llapit. Është mësimdhënës në shkollën e mesme ekonomike ”Isa Boletini” të Podujevës. Shkruan poezi, prozë e dramë. Deri tash është shpërblyer në shumë konkurse letrare. Në takimin letrar “Esad Mekuli”, 2017, të cilin e organizon LSHK-ja, është vlerësuar me çmimin “Bardi I”. Poezia e këtij autori është vlerësuar në disa konkurse letrare dhe është botuar në antologji të ndryshme.

Rama gjithashtu ka realizuar mbi pesëdhjetë role në teatrin e qytetit “Avdush Hasani” të Podujevës. Me monodramën “Baladë dheu” ka përfaqësuar Kosovën në dy festivale ndërkombëtare.

Është anëtar i Kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.

Jeton dhe vepron në Podujevë.

Ka botuar vëllimet poetike:

Teatri memec, “Rilindja”, Prishtinë, 1998

Fat i paemër, “Rilindja”, Prishtinë, 2000

Midis dy vdekjeve, “Anton Pashku”, Podujevë, 2003

Kënga e këputur, “Faik Konica”, Prishtinë, 2016

Jeta në libër, “Faik Konica”, Prishtinë, 2018