Osmon Bojaxhiu

Osmon Bojaxhiu lindi më 23.02.1982 në fshatin Plavë të komunës së Sharrit (Dragash). Në vitin 2003 botoi librin e parë me poezi me titull “Mëkatet e heshtjes”, më 2009 botoi librin e dytë me poezi dhe aforizma, me titull “Kërkoj”, ndërsa në vitin 2012 botoi librin e tretë me përzgjedhje të poezive të botuara në tri gjuhë: shqip, anglisht dhe italish, me titull “Zgjohem i zgjuar”. Po këtë vit incizoi dhe CD-në me përzgjedhje të poezive nga libri i parë.
Është kryetar i klubit letrar “Luigj Gurakuqi” , anëtar i shoqatës kulturore “Ymer Prizreni”, anëtar “Pegasit-Kosova”, i BShShSh dhe anëtar i LSHK-së. Është pjesëmarrës aktiv nëpër shumë takime letrare dhe fitues i disa çmimeve të para brenda dhe jashtë vendit.