ZYMER MEHANI 

Lindi në fshatin Shpataj (ish-Tërrnavë) të Besianës, më 27.III.1967. Shkollën fillore  e kreu në vendlindje, të mesmen në Besianë, kurse fakultetin e edukimit –  dega gjuhë dhe letërsi shqipe në Prishtinë. Në procesin edukativo-arsimor punon nga 1. II. 1992, në Shkollën Fillore të Tërrnavës.
Shkruan poezi, por merret edhe me redaktime, recensione, studime gjuhësore dhe letrare, me publicistikë etj. Bashkëpunon me revista dhe portale të ndryshme.
Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, Dega në Kukës dhe anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.
Jeton në Besianë.

Ka botuar këto vepra:

“Yje të qiellit tim” (poezi), SHB “PROKULT PRESS”, Prishtinë, 2017
“Sandokani rron” (poezi), SHB “PROKULT PRESS”, Prishtinë, 2017
“Pranverojnë lulëkuqet tona” (poezi), SHB “PROKULT PRESS”, Prishtinë, 2017
”Diellza diellon” (poezi për fëmijë), SHB “MESHARI”, Prishtinë, 2018
”Jeton Gona n’zemrat tona” (Poemth për dëshmoren Antigona Fazliu),
SHB “PROKULT PRESS”, Prishtinë, 2019
“Të gjithë duam të shkojmë atje”(Poezi për familjen Jashari), SHB
“PROKULT PRESS”, Prishtinë, 2019
“Kundrime”, I, II, III (kritikë letrare), SHB “PROKULT PRESS”,
Prishtinë, 2019
“Sahit Shala – ky uragan i pandërprerë” (monografi për shkrimtarin
Sahit Shala), SHB “MESHARI”, Prishtinë, 2020
“Ibrahim Thaçi – pishtar i arsimit” (monografi), SHB “SHKROLA”,
Prishtinë, 2020
“Fanarë të një shtrëngate” (roman), SHB “SHKROLA”, Prishtinë, 2021
“Mustafë Rushiti – veteran i arsimit dhe veprimtar i shquar”
(monografi), SHB “LENA”, Prishtinë, 2022

LUMI IM I MMADH 

(Llapit) 

Nganjëherë m’i ngjan Kalit të Baladës
Me jelën e bardhë i mbushur gjithë shkumë
Çfarë bart në shpinën tënde që kurrë nuk e kërruse
Cili qenka ai kalorës që të kalëron
E të ndalet s’dashka as n’paqe as n’furtunë
Edhe vashës mitare me lot në sy m’i ngjan
Ashtu me dënesje kë po e vajton
Kush po t’i shiton ato brigje tuaja
Melodinë nanuritëse kush po ta ndalon
Ti ngado që shkon je bashkë me përroskat në shoqëri
E unë kam dëshirat dhe ëndrrat për bashkim të sonës etni
Ti shkon e kthehesh e plagët t’kthehen në lule
Kurse unë shkoj e s’vij e me plagë n’shpirt mbushem
Gjithmonë ecësh kah gjerësitë Lumi im i Madh
Rroftë dashuria jote – e bukura gurrë me valë