Nexhat Z. Rexha lindi më 1.2.1956 në  Topanicë, komuna e Dardanës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Dardanë, kurse Fakultetin e Filologjisë – Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në vitin 1980.
Merret me krijimtari letrare. Shkruan poezi, prozë dhe kritikë letrare.
Ka kryer shumë detyra me rëndësi shoqërore e atdhetare.
Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.
Është profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe në gjimnazin ”Ismail Qemali” të Dardanës.

Deri tani ka botuar:

1.” Ndrydhja e pikës K”, poezi, 2003
2.”Unazë qiellore”, poezi, 2005,
3.” Ligjërime përjetimesh”, kritikë, 2006
4.” Dhembja kujtesë”, poezi, 2008
5.” Bekimi i shekujve”, ”Binecuvantarea Secolelor”, në gjuhën rumune, Bukuresht, 2009, poezi.
6.”Pikojnë heshtjet”, poezi, 2010
7.” Fjala ruan kujtimin”, poezi, 2010
8.“Etje e pashuar”, poezi të zgjedhura nga autorë të Dardanës, 2010 (bashkautor me H. Këqikun e S. Sadikun)
9.”Emra dhe vlera”, kritikë, 2012
10 “Bisede me hijet”, poezi në gjuhën suedeze, 2012
11.”Fluturojnë zogjtë në kafaz”, poezi, 2014
12.”Shtjellimi i tekstit”, kritikë, 2015
13.”Vlerësime letrare”, kritikë, 2016

Në mars të vitit 2009 paraqitet me poezitë e tij si bashkautorë në antologjinë poetike në gjuhën rumune,”Templul cuvantului” – ”Tempulli i fjalës”, Bukuresht.
“Punti de cuvite” / “Urat e fjalëve”, një antologji e poezisë kontemporane rumuno-shqiptare Jash, 2009.
Është përfaqësuar në librin: Sokol Demaku – ”Jehona e shekujve”, antologji poetike, Suedi, 2010.
Ёshtë përfaqësuar në “Korsi e hapur” – antologji poetike 2, përgatitur nga Kristaq F. Shabani, botim i LNPSHA “ PEGASI”, Tiranë, 2012.
Është përfaqësuar në disa numra të revistës”Kosova” në gjuhën shqipe dhe rumune; po ashtu në revistën “Albanezul” – ”Shqiptari”, botohen në Bukuresht.
Boton shkrime në të gjitha gazetat e revistat në gjuhën shqipe: në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe në Kosovën Lindore.
Fitues në disa konkurse letrare.
Kryeredaktor i revistës letrare NOSITI – Dardanë. Anëtar i redaksisë së revistës letrare  AGMIA – Gjilan. Redaktor dhe recensues i shumë librave letrarë dhe shkencorë.
Jeton ne vendlindje.