Mr. Naxhie Berbati – Kastrati

Mr. Naxhie Berbati – Kastrati është mësimdhënëse në shkollën e mesme të mjekësisë “Odhise Paskali” si dhe asistente në univeristetin “Haxhi Zeka” të Pejës.
Ka kryer Fakultetin e Filologjisë, Dega Letërsi dhe Gjuhë Shqipe në vitin 1989. Ishte aktore në teatrin amator “Ramiz Sadiku” të  Pejës dhe më pas vazhdoi në teatrin profesional “Istref  Begolli” të Pejës.
Librin e parë me poezi dhe prozë, “Më dhemb ky acar”, e ka botuar në vitin 2012. Po atë vit ka mbaruar studimet posdiplomike me temën “Interpretimi i letërsisë në shkollën e mesme” në Fakultetin e Filologjisë të UP-së.
Ka botuar herë pas here shkrime publicistike, por edhe recensione nga fusha e artit pamor në gazetat “Tribuna shqiptare”, “Zemra shqiptare”, “Bota sot”, “Metafora” etj.
Libri “Semaforeve” i përbërë nga poezi, prozë poetike, tregime të shkurtra është libri i saj i dytë.
Jeton dhe punon në Pejë.