Mexhid Havolli lindi më 26.3.1966 në Llapashticë të Epërme, komuna e Podujevës.

Ka kryer fakultetin e filologjisë – letërsi dhe gjuhë shqipe, si dhe studimet posdiplomike nga letërsia.

Deri tash ka botuar:

“Vdekja e Panit”, “Rilindja”, Prishtinë, 1997

“Acar në sy”, “Faik Konica”, 2009

Bashkautor i librit:
“Kuartet”, përgatitur nga Ludo HUPPERTSI, humanist, studiues dhe shërbyes i misionit paqësor në Kosovë. Libër i përkthyer në katër gjuhë (angleze, spanjolle, holandeze, gjermane).