Maxhun Osmanaj

Maxhun Osmanaj lindi më 25.4.1958, në Prekallë të Istogut. Shkollën fillore e mbaroi në Zallq, gjimnazin në Istog, ndërsa letërsinë dhe gjuhën shqipe e mbaroi në Fakultetin e Filologjisë të  Universitetit të Prishtinës.Tash e dyzet vjet merret me krijimtari letrare. Dy vjershat e para i botoi në “Pionieri” më 1977. Shkruan poezi, tregime, vështrime letrare etj. Merret edhe me publicistikë. Ka bashkëpunuar dhe bashkëpunon me gazeta dhe revista në Kosovë dhe Shqipëri. Është përfaqësuar në disa antologji poetike.

Deri tani ka botura librat:

“Zgjimi i dhembjes”, poezi, 1998

“Këngë zemre”, poezi, 2000

“Çka i tha toka diellit”, tregime, 2003

“Buzëqeshja e natyrës”, poezi, 2004

“Krojet e vendlindjes”, vjersha dhe tregime, 2007

“Idriz R. Osmanaj, pishtar i arsimit dhe poet”, monografi, 2009

“A flet atdheu”, vjersha për fëmijë dhe të rinj, 2016

Është anëtar i LSHK-së dhe anëtar i redaksisë së revistave për fëmijë “Zog mëngjesi” dhe “Mollëkuqja”.
Është anëtar i kryesisë së klubit letrar “Podguri” në Istog. Punon në shkollën nëntëvjeçare “Avni Rrustemi” – Zallq.
Jeton dhe vepron në fshatin Prekallë të Istogut.