Masar Kupa

MASAR KUPA

Lindi më 1.01.1943, në Gjakovë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, shkollën e mesme të artit në Pejë, më 1966. Akademinë e arteve, dega e pikturës, e mbaroi në Prishtinë, më 1979. Ka pasur 14 ekspozita të pavarura dhe 28 të përbashkëta.
Krahas artit pamor, është marrë edhe me artin letrar, që nga bankat e shkollës fillore.
Është anëtar dhe njëri nga themeluesit  e klubit letrar “Gjon Nikollë Kazazi” në vitin 1967, në Gjakovë. Njëherësh është edhe bashkëthemelues i Mitingut tradicional të poezisë më 1964, që mbahet në Gjakovë. Është anëtar nderi i Klubit dhe është nderuar me çmimin jubilar për vepër jetësore.

Ka botuar këto vepra:

Motiv zjarri“, poezi, 2007
Imazhe jete“, poezi, 2018
Jeta me imazhe
dhe “Imazh pas imazheve” janë botimet e radhës

RINGJALLJE
(Mikut tim, poetit Ali Podrimja)

Të të ringjall!
Në piedestal pikture,
Lart.
Në simbolikat e mia
Të përmallshme…
Eh, të kujtoj
Atëherë kur lexonim
Vargjet e pathëna jete…!
Atëherë
Kur të shihja dallëndysh,
Kërceje nga urë e lartë
Dhe, edhe më lart…
Nga kanjoni, maja jote
Fluturimthi “Ali Taljoni”.
Atëherë
Edhe kur më kaloje lagjes
I rinuar, për rrugën
Tënde të “Staniqëve”.
Ah, jetë, o jetë…!