Marigona Kelmendi – Zekaj

MARIGONA KELMENDI – ZEKAJ

Lindi më 2.03.1992, në fshatin Balaj (ish-Balincë) të komunës së Malishevës. Mësimet e para i kreu në SHMU “Tafil Kelmendi” në vendlindje, kurse drejtimin juridik në shkollën e mesme “Lasgush Poradeci” në Kijevë, ndërsa fakultetin juridik në universitetin “Haxhi Zeka” të Pejës. Gjatë studimeve ndoqi edhe ligjërata nga procedura juridiko-penale dhe u certifikua nga USAID-i. Gjatë gjithë shkollimit arriti sukses të shkëlqyeshëm.

Deri tani ka botuar veprat:

Rrugët ekzistojnë, “Meshari”, Prishtinë, 2021

Varg loti, Pejë, 2022

Mos më lëndo pranverë, 2022

Është e rëndë pesha e fjalës, 2022

KU TË MBËSHTETEM

Ku ta vë kokën pa frikë
E t’i besoj mendjes sime
Se nuk do të thyhet
Një ditë nga ditët

Kujt t’ia kap dorën
Të eci larg me të
Pa e menduar kurrë
Që një ditë lëndon zemrën time

Ku t’i hapim kraharorët
Nga fjala e bukur
Dhe besimi në mua
Kush të të përqafojë

Bashkë me gabimet e tua
Kush m’i jep këpucët
Vetëm për sot
Këmbëzbathur të mos rri

Kush më shoqëron
Nëpër rrugë me baltë e shi
Brengat e askujt
Askush s’mund t’i dijë